Z. Zervos do ta hapë sot prezantimin e tij me historinë e ICTY-së, duke folur për krijimin e Tribunalit, për organizimin, për juridiksionin, për strukturën dhe për punën e tij.
Gjatë ditës së nesërme, tema e cila do të mbahet nga z. Alexandros është “Genocidi, krimet kundër njerëzimit dhe shkeljet e ligjeve dhe rregullave të luftës”, e cila është menduar të mbahet për një audience të limituar studentësh dhe profesorësh që e studiojnë ligjin.
Leksionet e z. Zervos do të mbahen në sallën 201 të Fakultetit Filozofik.